Katër shqiptarë, kryesisht të moshës 19 deri në 39 vjeç janë arrestuar në Itali.
Sipas medieve të huaja, policia italiane shkatërroi një grup të trafikut të drogës në rajonin e Çurit, ku pjestarë të grupit ishin edhe shqiptarë.
Trafikanti i parë, një 21-vjeçar, u arrestua në fund të gushtit në Domat/Ems. Vetëm pak ditë më vonë prangat iu vendosën në kyçet e duarve të një 19-vjeçari në Felsberg, ndërsa në fund të tetorit u arrestuan një 25-vjeçar në Bonaduz dhe një 39-vjeçar në Mainfeld.
4 trafikantëve iu sekuestruan 745 gramë heroinë, 315 gramë kokainë (me vlerë mbi pesëdhjetë mijë franga), 820 gramë paracetamol dhe 7760 franga cash.
Të 4 trafikantët do të duhet të përgjigjen para drejtësisë.