Bota

Kate Middleton diagnostifikohet me kancer! Rrëfehet Princesha: Jam në fazat...(VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Kate Middleton diagnostifikohet me kancer! Rrëfehet Princesha: Jam në

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka thyer më në fund heshtjen dhe ka dalë publikisht për të thënë se është në fazat e hershme të trajtimit pas diagnostifikimit me kancer.

Në një deklaratë video, Catherine thotë se ishte një “shok i madh” pas një “dy muajsh tepër të vështirë”.

Por ajo dërgoi një mesazh pozitiv, duke thënë: “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”.

Detajet e kancerit nuk janë bërë të ditura, por Kensington Palace thotë se ka besim se princesha do të shërohet plotësisht.

Deklarata e princeshës shpjegon se kur ajo bëri një operacion abdominal në janar, nuk dihej që kishte kancer.

“Sidoqoftë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej një kursi të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi,” tha princesha.

Ajo tha se po mendonte për të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, duke shtuar: “Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme qofshin, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Nuk jeni vetëm”.

Catherine tha se rikuperimi nga operacioni i saj kishte marrë kohë dhe prioriteti tani ishte familja e saj.

“William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re.”

Princesha shtoi: “Na ka marrë kohë për t’i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë.”

Ajo tha se familja tani ka nevojë për ” kohë, hapësirë ​​dhe privatësi”.

Catherine dhe Princi William tani nuk pritet të shfaqen me familjen mbretërore të dielën e Pashkëve dhe nuk do të ketë ndonjë kthim të hershëm në detyrat zyrtare për princeshën.

Pallati tha gjithashtu se mungesa e papritur e Princit William nga një shërbim përkujtimor në fund të shkurtit ishte për shkak të zbulimit të diagnozës së kancerit të Katerinës.

Çifti është përballur me spekulime të forta publike dhe një furi në rrjetet sociale për shëndetin e saj, që nga operacioni i saj në janar. Ajo nuk ka marrë pjesë në asnjë ngjarje zyrtare që nga Krishtlindjet.

 

Poll
SHQIPENGLISH