Bota

Katari akuza Netanyahut: Po përpiqet të zgjasë luftën në Gaza

Shkruar nga Liberale

Katari akuza Netanyahut: Po përpiqet të zgjasë luftën

Katari akuzon kreun e qeverisë izraelite, Benjamin Netanyahu se po përpiqet të zgjasë luftën. Modeli i negociatave për një marrëveshje armëpushimi “nuk ishte shumë premtues”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed al Ansari.

Katari është në mesin e disa vendeve që kanë marrë pjesë në bisedimet ndërmjetësuese midis Hamasit dhe Izraelit, së bashku me Egjiptin, SHBA-në dhe të tjerët.

“Deklaratat e fundit të kryeministrit izraelit në të cilat ai i bën thirrje Katarit që të bëjë presion ndaj Hamasit për lirimin e pengjeve nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje e re e tij për të vonuar dhe zgjatur luftën për arsye që janë bërë të qarta për të gjithë”, tha Al Ansari.

Poll
SHQIPENGLISH