Bota

Kapet duke shitur drogë në Itali, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Liberale

Kapet duke shitur drogë në Itali, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Itali pasi akuzohet për transport droge.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari ishte i punësuar në një kompani transporti, dhe jetonte në lagjen Kaiserau, ku edhe është kapur duke shitur drogë.

Gjjithashtu raportohet se gjatë kontrollit në garazh, efektivët e rendit gjetën dy biçikleta elektronike të shtrenjta, të cilat ishin vjedhur në qytet pak ditë më parë.

Ata tashmë u janë kthyer pronarëve të ligjshëm. Hetuesit kanë sekuestruar edhe 11 kilogramë marijuanë dhe një shumë prej 2990 euro.

Ai akuzohet për marrjen e pasurive të vjedhura dhe trafik droge. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar kanalet e mundshme të shitjes dhe mbështetësit.

Kuestori Paolo Sartori i hoqi lejen e qëndrimit shqiptarit në mënyrë që ai të dëbohej më pas nga vendi.

Poll
SHQIPENGLISH