Bota

Jep deklaratën e fortë! Biden reagon për protestat pro Palestinës. Flet për politikat e ndjekura dhe qëndrimin që do mbajë SHBA

Shkruar nga Liberale

Jep deklaratën e fortë! Biden reagon për protestat pro

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka folur për herë të parë pas dhunës dhe arrestimeve gjatë demonstratave pro-palestineze në universitetet e SHBA-së.

“Kanë të drejtë për të protestuar, por jo për të shkaktuar kaos”, tha Biden.

Bëhet e ditur se tensionet në universitetet amerikane janë ngritur prej ditësh, pasi demonstruesit kanë refuzuar të largojnë kampet ndërsa administratorët kanë bërë thirrje për shpërndarjen e masës. 

Biden tha se ngjarjet në universitete “vënë në sprovë dy parime themelore amerikane, fjalën e lirë dhe sundimin e ligjit”.

“Të dyja duhet të respektohen. Ne nuk jemi komb autoritar ku heshtim njerëzit dhe shtypim disidencën. Por nuk jemi as vend pa ligj. Jemi shoqëri civile, rendi duhet të mbizotërojë”.

Biden shtoi: “Mendimi është thelbësor për demokracinë, por mospajtimi kurrë nuk duhet të çojë në mohim të të drejtave të të tjerëve”.

Gjithashtu, presidenti amerikan theksoi se këto protesta nuk do e shtyjnë të rimendojë ose ndryshojë politikat e SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Ndryshe, policia ka arrestuar një numër të madh të protestuesve pro-palestinezë në kampuse, duke përfshirë ato në Universitetin e Kalifornisë dhe Los Anxhelos ku oficerët u detyruan të qëllojnë protestuesit edhe me plumba gome. Arrestime të tjera janë bërë në Universitetin e Teksasit, Yale, Dartmouth dhe kampuset në New York, Buffalo dhe Stony Brook.

Poll
SHQIPENGLISH