Bota

Izraeli rrëzon 300 dronë dhe raketa Iraniane! A po fillon një tjetër luftë?

Shkruar nga Liberale

Izraeli rrëzon 300 dronë dhe raketa Iraniane! A po fillon një

Izraeli deklaroi se ai dhe aleatët e tij kanë arritur të rrëzojnë më shumë se 300 dronë dhe raketa të lëshuara nga Irani.

Në deklaratë thuhet se ka pasur një numër të vogël goditjesh në territorin e saj, duke përfshirë një bazë IDF në jug të Izraelit, ndërsa raportohet se një person është plagosur.

Sipas BBC sulmi i Iranit shënon herën e parë që ky shtet ka shënjestruar Izraelin drejtpërdrejt nga toka e tij.

Ai po konsiderohet si hakmarrje për një sulm që vrau një komandant ushtarak iranian në Damask në fillim të këtij muaji, për të cilin Teherani akuzon Izraelin për kryerjen e tij.

Sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin dhe shpërthime të forta u dëgjuan mbi Jerusalem, me sistemet e mbrojtjes ajrore që rrëzuan objekte mbi qytet.

Lidhur me sulmin presidenti Biden tha se mbështetja amerikane për aleatin e tij Izrael është “e hekurt”, duke shtuar se SHBA ndihmoi “të rrëzohen pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që u nisën drejt Izraelit”.

Poll
SHQIPENGLISH