Bota

Izraeli nis ndërtimin e një muri mbi 7 kilometra të gjatë në kufirin me Sirinë! Publikohen PAMJET satelitore

Shkruar nga Liberale

Izraeli nis ndërtimin e një muri mbi 7 kilometra të gjatë

Ndërkohë që ushtria izraelite vazhdon të operojë duke goditur objektiva si brenda Libanit në veri ashtu edhe brenda Gazës në jug, një projekt paralel po zbatohet për të forcuar vendin me mure dhe rrugë që Tel Avivi po financon dhe ndërton me shpejtësi të madhe brenda territoreve të Sirisë por edhe në Gaza.

Fotot satelitore të publikuara nga Associated Press, tregojnë zhvillimin e punimeve në territorin e Sirisë, konkretisht në kufirin me Lartësitë Golan, në pronësi të Izraelit.

Nga fotot duket se Izraeli ka vazhduar me ndërtimin e një piste 7.5 kilometra e cila fillon afërsisht 3 kilometra në jugperëndim të Majdal Shams.

Paralelisht me krijimin e një rruge, forcat izraelite po ndërtojnë një mur me të njëjtën gjatësi në vend, duke ndjekur standardet e atij që kanë ndërtuar si në kufirin me enklavën palestineze në jug ashtu edhe në kufirin verior të vendi me Libanin.

Për të përshpejtuar procesin, Izraeli ka vendosur në Liban, përveç tankeve, një numër të madh ekskavatorësh të rëndë dhe betoniere. Një raport i OKB-së, konkretisht i forcës së vendosur në vijën blu dhe që ka në dispozicion agjencia amerikane, thotë se për ndërtimin e projekteve specifike, forcat e Izraelit kanë shkelur kufirin specifik tokësor që është vënë në efekt deri në vitin 2000 .

Izraeli nis ndërtimin e një muri mbi 7 kilometra të gjatë

Nuk ka asnjë koment deri më tani as nga zyra e Kryeministrit dhe as nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit për këtë çështje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH