Bota

Iu gjet sasi kokaine me vlerë 20 mijë paund dhe 3 patenta, e pëson shqiptari (kishte hyrë ilegalisht në Britani)

Shkruar nga Liberale

Iu gjet sasi kokaine me vlerë 20 mijë paund dhe 3 patenta, e

Gjykata në Cornëall ka arrestuar një shqiptar pasi iu gjet një sasi kokaine me vlerë 20 mijë paund.

Policia britanike raporton se 26-vjeçari i njohur me emrin Delir Visha, u ndalua në autostradën A30 pranë Okehampton, dhe tentoi t’i mashtronte duke u thënë se ishte shtetas grek.

Visha rezultoi se kishte me vete 3 patenta, njëra prej tyre me emrin Vasileos Alexandropolos e lëshuar nga shteti grek. Ai pranoi se kishte për qëllim shpërndarjen e kokainës, dhe se kishte hyrë ilegalisht në Britani përmes Kanalit.

Gjykata e dënoi me 2 vite burg dhe është në pritje të dëbimit pasi të kryejë dënimin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH