Bota

Itali/ 17-vjeçarja godet me thikë vëllain e saj, i bënte zhurmë me PlayStation

Shkruar nga Liberale

Itali/ 17-vjeçarja godet me thikë vëllain e saj, i bënte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllain e saj pas një debati që kishte me të.

Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi të premten e kaluar në Favara, Sicili.

Vajza ka debatuar disa herë me të vëllainë pasi ajo donte të studionte ndërsa ai vazhdoi të luante duke bërë zhurmë me PlayStation.

16-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe po ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH