Dmitry Medvedev, ish-presidenti i cili tash është zëvendësshef i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, bëri thirrje që trupat ruse që të avancojnë më thellë në territorin e Ukrainës, teksa Moska pretendoi se ka rrëzuar dronë dhe raketa të Ukrainës që shënjestronin rajonin e Kurskut.
Guvernatori në detyrë i rajonit të Kurskut, Aleksei Smirnov, më 7 gusht shpalli gjendje të jashtëzakonshme, teksa ofensiva tokësore ukrainase po vazhdon dhe Rusia tha se kjo ofensivë po mbështetet nga tanket, autoblindat dhe artileria.
Më 8 gusht, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se ka rrëzuar gjashtë dronë dhe pesë raketa mbi rajonin e Kurskut dhe 14 dronë mbi rajonin e Belgorodit.