Bota

Ish-marinsi i arrestuar në Rusi: Më burgosën pa të drejtë

Shkruar nga Liberale

Ish-marinsi i arrestuar në Rusi: Më burgosën pa të

Shtetasi amerikan dhe ish-marinsi, i arrestuar në Rusi, Paul Whelan, duke folur me telefon nga burgu, për prestigjiozen amerikane, CNN, thekson se 2 mijë ditë në një zonë të largët të Rusisë është kohë e humbur, për një krim të cilin ai pretendon se nuk e ka kryer kurrë.

Whelan, i cili është shpallur i ndaluar gabimisht nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, u arrestua në Moskë në dhjetor 2018 dhe u dënua me 16 vjet burg në vitin 2020 për akuzat për spiunazh, por të cilat ai i ka mohuar. Whelan beson se qeveria amerikane duhet ta marrë seriozisht rastin e tij.

Duhet të ndërmerren veprime vendimtare”, tha Whelan. “SHBA-ja duhet të bëjë diçka,  të mbushë Gjirin e Guantanamos me zyrtarë rusë, të arrestojë spiunët rusë, të bëjë diçka që e bën Kremlinin të ulet para nesh, theksoi ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH