Globi

Tërmeti në Japoni, nxirren nga rrënojat disa të mbijetuar

Shkruar nga Liberale

Tërmeti në Japoni, nxirren nga rrënojat disa të mbijetuar

Qindra qytetarë janë gjetur të gjallë nën rrënojat e shtëpive të tyre në Japoni, pesë ditë pas një serie tërmetesh që tronditën bregun perëndimor të vendit.

Zjarrfikësit nga Osaka shpëtuan një grua 80-vjeçare nga rrënojat e shtëpisë së saj dykatëshe. Ajo kishte mbetur e bllokuar për më shumë se 72 orë.

Ekipet e shpëtimit gjetën gjithashtu një të moshuar rreth të 80-tave të mërkurën nga rrënojat e një ndërtese në Suzu. Burri kishte mbetur i bllokuar për 44 orë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të premten një paketë ndihme prej 100 mijë dollarësh për Japoninë, e cila përfshin batanije, ujë dhe furnizime mjekësore.

Ndërsa autoritetet po bëjnë garë kundër kohës për të gjetur të mbijetuarit e tërmetit të së hënës që vrau të paktën 94 njerëz, sipas numërimit të fundit. Më shumë se 220 persona janë ende të pagjetur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH