Bota

Sulmi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë

Shkruar nga Liberale

Sulmi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Akte

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë. Nëpërmjet një postimi në X, diplomatja evropiane e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”, ka shkruar von der Leyen në rrjetin social.

Poll
SHQIPENGLISH