Bota

Sulmi iranian ndaj Izraelit, Papa Françesku: T’i jepet fund dhunës në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Liberale

Sulmi iranian ndaj Izraelit, Papa Françesku: T’i jepet fund

Papa Françesku ka reaguar në lidhje me sulmin e mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit.

“Unë bëj një apel urgjent për t’i dhënë fund çdo veprimi që mund të nxisë një spirale dhune që rrezikon të tërheqë Lindjen e Mesme në një konflikt edhe më të madh”, deklaroi Papa argjentinas pas lutjes së tij tradicionale të së dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Rojat Revolucionare Islamike, lëshuan një deklaratë para agimit të së dielës duke thënës e hodhi raketa dhe dronë nga territori iranian drejt Izraelit. Në deklaratë thuhet se sulmi ishte hakmarrje për atë që zyrtarët iranianë thonë se ishte një sulm izraelit që vrau disa komandantë të lartë ushtarakë iranianë në Damask më 1 prill.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH