Bota

Sulmi i Izraelit në qendrën humanitare, familjet varrosen në rërë

Shkruar nga Liberale

Sulmi i Izraelit në qendrën humanitare, familjet varrosen në

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës njoftoi se bombardimet izraelite në al-Maëashi në qytetin jugor të Khan Younis, i cili ishte shpallur “zonë humanitare”, la të vdekur 40 persona të martën në mëngjes.

Zyrtari i mbrojtjes civile Mohammed Al Muhair, duke folur për atë që iu referua si shënjestrimin e tendave të qytetarëve të zhvendosur në Maëashi, theksoi se ekuipazhet e shpëtimit  janë ende duke punuar për të shpëtuar 15 persona të zhdukur.

Krateret nëntë metra:

“Familje të tëra u zhdukën në masakrën e Al Maëasi në Khan Yunis , ato u varrosën në kratere thellë nën rërë,” tha përfaqësuesi i mbrojtjes civile, Mahmoud Basal.

Burime pranë mbrojtjes civile në Rripin e Gazës njoftuan më herët se të paktën 20 tenda ishin përfshirë nga flakët, ndërsa raketat izraelite krijuan kratere deri në nëntë metra të thellë.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite pretendoi se sulmi vrau shumë militantë palestinezë, të cilët i përshkroi si të përfshirë drejtpërdrejt në masakrën e 7 tetorit./vizionplus.tv

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH