Bota

Greqi/ Tërmet me magnitudë 5.3 godet rajonin e Athosit, ndjehet edhe në Selanik

Shkruar nga Liberale.al

Greqi/ Tërmet me magnitudë 5.3 godet rajonin e Athosit, ndjehet edhe

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur sot në mesditë rajonin e Athosit në Greqi, duke shkaktuar panik në zonë dhe ndjerë fuqishëm edhe në qytetin e Selanikut.

Sipas mediave greke, epiqendra e tërmetit ishte në det, vetëm 9 kilometra në perëndim-veriperëndim të Karive, në një thellësi prej 12.5 kilometrash.

Vetëm pesë minuta pas lëkundjes kryesore, është regjistruar edhe një pasgoditje me magnitudë 3.8, në të njëjtën zonë.

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa autoritetet greke po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve për qetësi.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH