Globi

Zvogëloi stomakun në Turqi, 20-vjeçarja ndërron jetë pak ditë pas operacionit

Shkruar nga Liberale

Zvogëloi stomakun në Turqi, 20-vjeçarja ndërron jetë

Një kirurg turk do t'i duhet të përballet me drejtësinë pasi ka kryer operacionin e bypass-it të stomakut ndaj një 20-vjeçareje britanike, e cila vdiq disa ditë më vonë.

E reja Morgan Ribeiro, me kursimet e prindërve të saj, kishte arritur të mblidhte shumën prej 2500 paund për të udhëtuar drejt Turqisë dhe për t’iu nënshtruar operacionit që do ta ndihmonte të humbte kilogramët e tepërta.

Daily Mail shkruan se mjeku turk Serkan Bagil e kreu operacionin më 5 janar. Por siç tha familja e saj, vajza fatkeqe zgjodhi Turqinë sepse ishte një zgjidhje më ekonomike në krahasim me Britaninë ku i duhej të priste gjatë dhe gjithashtu të paguante 10 mijë paund.

Zvogëloi stomakun në Turqi, 20-vjeçarja ndërron jetë

Operacioni u krye dhe Morgan u kthye në shtëpi tek prindërit e saj. Megjithatë, brenda në avion vajza u ndje keq. Gjendja e saj ishte aq e keqe sa që fluturimi i Wizz Air duhej të bënte një ulje urgjente në Beograd, ku kirurgët i hoqën më shumë se 10 cm të zorrëve të vogla në përpjekje për ta shpëtuar.

Mjekët i thanë familjes se gjatë operacionit i ishte prerë zorra e hollë. Vajza pësoi një atak në zemër, ra në koma dhe vdiq katër ditë më vonë nga shoku septik.

Zvogëloi stomakun në Turqi, 20-vjeçarja ndërron jetë

Kirurgu turk, i cili thuhet se ka praktikuar për më shumë se dy dekada, pohoi se kishte operuar me sukses dy pacientë të tjerë britanikë dhe se ata ishin shëruar mirë.

“Ai vdiq nga një emboli gjatë fluturimit, jo nga komplikimet nga operacioni. Jam i trishtuar, shumë i trishtuar, ajo ishte aq e re sa do të doja që kjo të mos kishte ndodhur kurrë, është hera e parë në karrierën time”, tha Bagil për Mirror.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH