Globi

Zbulohen shënimet e frikshme të David Kozak, autori i masakrës në Pragë rrëfen në një letër vrasjen e një vajze të vogël dhe babait të saj në pyll

Shkruar nga Liberale

Zbulohen shënimet e frikshme të David Kozak, autori i masakrës

Autori i masakrës në universitetitn e në Pragës, ka rrëfyer për një vrasje të dyfishtë të mëparshme në shënimin e tij vetëvrasës. Kështu ka deklaruar policia çeke.

Shënimi i gjetur në shtëpinë e David Kozak përmbante një rrëfim se ai kishte qëlluar për vdekje një burrë dhe vajzën e tij të vogël në pyll afër qytetit më 15 dhjetor, gjashtë ditë përpara sulmit në Universitetin Charles.

Autoritetet thanë se ai kishte qenë në një listë prej 4,000 të dyshuarve për vrasjet e tyre. Kozak vrau edhe babanë e tij, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të tij në 17.

Gazetën Denik N, raportoi se shënimi u zbulua nga policia në shtëpinë e Kozakut më 21 dhjetor, në të njëjtën ditë me sulmin. Në ditarin e tij ai rrëfeu se kishte vrarë vajzën dhe babain me armë zjarri në pyllin e Klanovicës në periferi lindore të kryeqytetit një javë më parë.

Viktimat thuhet se janë një burrë 32-vjeçar dhe një vajzë dy muajshe, raportojnë mediat çeke.

Sulmi i javës së kaluar në universitet ndodhi ambientet e brendshme në ndërtesën e Fakultetit të Arteve në sheshin Jan Palach, ku Kozak u pa duke hapur zjarr nga çatia, duke lënë të vdekur 15 persona.

Poll
SHQIPENGLISH