Globi

Zjarret shkatërruese në Los Angeles, shkon në 16 numri i viktimave

Shkruar nga Liberale

Zjarret shkatërruese në Los Angeles, shkon në 16 numri i

Rritet bilanci i viktimave si pasojë e zjarreve në Los Angeles, duke shkuar në 16 jetë të humbura. Numri i viktimave ka gjasa të rritet, sipas autoriteteve atje. 

Zjarret kanë djegur dhjetëra mijëra hektarë dhe kanë shkatërruar mijëra ndërtesa, kryesisht në pronësi të personazheve të famshëm të hollivudit. 

Mediat amerikane shkruajnë se dëmet nga zjarri kapin shifra miliarda dollarë. Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur. Departamenti i Korrigjimeve dhe Rehabilitimit të Kalifornisë i tha CNN se deri të premten, gati 1000 të burgosur po punonin për të shuar zjarrin.

Gjatë këtyre ditëve, fotografët kanë kapur skena dramatike në të gjithë qytetin, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë për të kontrolluar flakët, të cilat shpërthyen fillimisht të martën, duke panikosur banorët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH