Globi

Zjarret shkatërruese në Los Angeles, rritet numri i viktimave

Shkruar nga Liberale

Zjarret shkatërruese në Los Angeles, rritet numri i viktimave

Ka shkuar në 24 numri i viktimave, si pasojë e zjarreve në Los Angeles. Autoritetet thonë se numri i viktimave ka gjasa të rritet.

Zjarret kanë djegur dhjetëra mijëra hektarë dhe kanë shkatërruar mijëra ndërtesa. Mediat amerikane shkruajnë se dëmet nga zjarri kapin shifra miliarda dollarë.

Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur. Departamenti i Korrigjimeve dhe Rehabilitimit të Kalifornisë tha se deri të premten, gati 1000 të burgosur po punonin për të shuar zjarrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH