Globi

Zelensky: Ne nuk kemi municione luftarake të mjaftueshme për një kundërsulm ndaj forcave ruse!

Shkruar nga Liberale
Zelensky: Ne nuk kemi municione luftarake të mjaftueshme për një

"Ne nuk kemi predha për aksione kundërsulmi, aq sa për mbrojtje. Ka disa iniciativa dhe po marrim armë”. Kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky.

Ai gjithashtu paralajmëroi, se Ukrainës mund t’i mbarojnë raketat anti-ajrore nëse Rusia vazhdon fushatën e saj të intensifikuar të bombardimeve me rreze të gjatë.

“Nëse ata vazhdojnë të godasin Ukrainën çdo ditë siç kanë bërë muajin e fundit, ne mund të na mbarojnë raketat dhe partnerët e dinë këtë,” tha Zelensky në një intervistë të transmetuar në televizionin ukrainas.

Presidenti shtoi se Ukraina aktualisht ka rezerva të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore për t’u përgjigjur, por tashmë duhet të bëjë zgjedhje të vështira se çfarë të mbrojë.

Zelensky theksoi veçanërisht nevojën për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.

Ai theksoi se vendi i tij është në pritje dhe në nevojë të madhe për paketën e madhe të ndihmës nga Shtetet e Bashkuara dhe se ende beson se Kongresi do ta miratojë këtë paketë.

“Unë ende besoj se mund të kemi një votë pozitive në Kongresin e Shteteve të Bashkuara”, tha ai në një intervistë televizive të postuar në faqen e tij të internetit.

“Ne do të pajtoheshim me çdo opsion”, theksoi ai, duke shtuar se e rëndësishme është që ndihma të arrijë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

© Panorama.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH