Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi në një intervistë për Fox News se ai mori “informacione shumë të drejtpërdrejta” nga Donald Trump se ish-presidenti i SHBA do të mbështesë Ukrainën, nëse ai rizgjedhet në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti ukrainas i prezantoi Trump “Planin e tij për fitoren”.
“Nuk dua të përfshihem në periudhën zgjedhore, shtoi Zelensky, nuk dua të humbas njërën apo tjetrën pjesë të amerikanëve”.
Duke folur me Fox News pas takimit, Trump tha: “Ne të dy duam të shohim një marrëveshje të drejtë. Dhe duhet të jetë e drejtë. Dhe mendoj se kjo do të ndodhë në kohën e duhur”.
As Trump dhe Zelenskyy nuk shpjeguan publikisht detaje të një marrëveshjeje të mundshme.
“Është një nder të kemi presidentin me ne dhe ai ka kaluar shumë”, tha Trump, duke shtuar: Zelensky ka kaluar nëpër ferr, vendi i tij ka kaluar nëpër ferr.
Harris dhe Zelensky mbajtën një fjalim të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë të enjten.