Globi

Zbulohet shkaku i vdekjes së 20 vjeçarit shqiptar në Greqi! Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se...

Shkruar nga Liberale

Zbulohet shkaku i vdekjes së 20 vjeçarit shqiptar në Greqi!

Zbulohet shkaku i vdekjes së 20-vjeçarit shqiptar, Orgito Lloci, një ditë më parë në Kretë. 

Mediat greke shkruajnë se raporti mjekësor nxori se i riu shqiptar vdiq për shkaqe patologjike dhe komplikime në zemër, sipas ekspertizës mjekësore.

Flashneës.gr raporton se mjeku ka konstatuar se 20-vjeçari kishte probleme kronike me zemrën. Për shkak të sherrit në të cilin u përfshi, ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është rrëzuar në rrugë.

Nga pesë personat që u dërguan në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë , të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në sherr me 20-vjeçarin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH