Donald Trump do të jetë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një fitoreje të thellë përballë kandidates demokrate Kamala Harris.
Por cili do të jetë vendimi i parë që do ta marrë Trump pas betimit në janar të vitit të ardhshëm?
Zëdhënësja e Donald Trump, Karoline Levitt ka thënë për mediat amerikane se vendimi i parë që do të marrë Presidenti i ri do të jetë “dëbimi masiv i emigrantëve të paligjshëm”.
Kujtojmë që një nga premtimet kryesore që dominuan fushatën e Trump ishte lufta ndaj emigracionit të paligjshëm.
Madje këtë premtim Trump e përsëriti edhe në fjalimin e tij të parë pas rezultateve që e nxirrnin atë fitues, ku deklaroi se në SHBA nuk do të lejohen emigratë të paligjshëm, duke shtuar se Amerika është e hapur vetëm për ata që hyjnë ligjërisht.