Gruaja e presidentit të zgjedhur të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka vendosur të mos pranojë ftesën e “zonjës së parë” të SHBA në largim, Jill Biden, për të vizituar Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të vizitës zakonore që mbahet pas zgjedhjeve çdo katër vjet.
CCN raporton se shkak i mospranimit të ftesës është për shkak të axhedës së ngarkuar në lidhje me librin e saj.
Ndërkohë sipas disa burimeve raportohet se Melania nuk e ka pranuar ftesën për shkak se ajo ende mban mëri për bastisjen e FBI-së në rezidencën e Trumpit Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida në gusht 2022, si pjesë e çështjes së dokumenteve të klasifikuara federale.
“Bashkëshorti i Jill Biden autorizoi FBI-në që të përgjonte nëpër sirtarin e saj të të brendshmeve. Bidenët janë të neveritshëm. Jill Biden nuk është dikush që Melania duhet të takojë”, tha burimi i afërt me familjen Trump.