Globi

Zbulohen EMRAT! Shkatërrohet banda e tritolit dhe gjobëvënies në Athinë, 3 shqiptarë përfundojnë në pranga

Shkruar nga Liberale

Zbulohen EMRAT! Shkatërrohet banda e tritolit dhe gjobëvënies

Policia greke ka zbardhur dy raste të vendosjes së eksplozivit në Athinë  duke identifikuar dhe autorët, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale të gjobvënies.

Sipas medieve të vendit fqinj, ngjarja e parë e zbuluar është vendosja e eksplozivit pranë një karburani në orët e para të mëngjesit të 8 marsit të këtij viti në Pire.

Shpërthimi i fortë që u dëgjua kilometra larg, shkaktori dëme të shumta në karburant dhe në automjete të parkuara. Për ngjarjen policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin Geni Çato, 37 vjeç nga Përmeti dhe shtetasin tjetër shqiptar, i cili përdor emrat Evis, Ervis, Kostas, Kostantinos, Kristo dhe Ilia, si dhe mbiemrat Shyti, Rushiti, Boukouvalas, Prifi e Dhima dhe vitin e lindjes 1984 dhe 1987.

Ndërsa ngjarja e dytë e zbuluar është vendosja e eksplozivit në 12 Mars një kantinë vere në Kalithea, në pronësi të një biznesmeni që zotëron edhe një lokal nate e një bar-kafe. Për ngjarjen janë arrestuar Kristo Xhixho, 35 vjeç nga Durrësi dhe greku Antonis Karapasias, 39 vjec. Sipas burimeve, Xhixho ka qenë personi që ka marrë me qera automjetin që është përdorur ditën e ngjarjes ndërsa Karapasias ka vendosur eksplozivin. Durrsaku, sipas informacioneve, është bodyguard në grupin e mafiozit grek Mouskouris.

Gjatë operacionit ka rënë në pranga edhe shtetasi shqiptar Aristotel Stefanidhi, 23 vjec nga Këlcyra. Ai dyshohet se ka marrë me automjet nga banesa Kristo Xhixhon dhe gjatë kësaj kohe ka qenë i armatosur me pistoletë. Stefanidhi njihet si shoqërues i Xhixhos gjatë lëvizjeve të tij dhe punon gjithashtu si bodyguard në lokale nate.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH