Globi

Zbardhet biseda mes kancelarit gjerman dhe Putin, reagon i zemëruar Zelensky

Shkruar nga Liberale

Zbardhet biseda mes kancelarit gjerman dhe Putin, reagon i zemëruar

Kancelari Olaf Scholz zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Lidhur me këtë bisedë telefonike ka reaguar edhe zyra e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sipas një burimi në zyrën e Volodomyr Zelensky, ai ishte informuar paraprakisht për planin e Scholz për të zhvilluar bisedën me Putinin.

I njëjti burim bën të ditur se Zelensky i tha udhëheqësit gjerman se thirrja e tij do të "ndihmonte presidentin rus duke reduktuar izolimin e tij dhe të vazhdonte luftën në Ukrainë".

Ndërkohë, Scholz ka postuar në internet një foto të tij, e cila me sa duket është shkrepur gjatë telefonatës.

"Kam folur me presidentin Putin në telefon dhe i kam bërë thirrje që t’i japë fund luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe të tërheqë trupat e saj. Rusia duhet të tregojë një gatishmëri për të negociuar me Ukrainën, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", shprehet Scholz.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH