Globi

Wall Street Journal: Elon Musk përdorues i rregullt i drogave, shqetësim për ortakët e tij

Shkruar nga Liberale

Wall Street Journal: Elon Musk përdorues i rregullt i drogave,

Media prestigjioze “Wall Street Jounal” i ka dedikuar një artikull të mirështjelluar miliarderit me famë ndërkombëtare Elon Musk, duke pretenduar se ai është një konsumues i rregullt i drogave të rënda.

Media amerikane shkruan se nga burime të afërta me Musk, bëhet me dije se ky i fundit ka konsumuar LSD, kokainë, ekstazi dhe kërpudha psikedelike, shpesh në festa private.

Ky thashethem i përfolur mbi miliardin amerikan ka shqetësuar anëtarët e bordeve drejtuese të bizneseve që ai drejton.

Wall Street Journal: Elon Musk përdorues i rregullt i drogave,

Ndër të tjera, raportohet se njerëz të afërt me shefin ekzekutiv të Tesla Inc. dhe SpaceX, janë shprehur për gazetën amerikane se Musk është një përdorues i rregullt i drogave, veçanërisht i ketaminës.

Në gushtin e vitit 2023 Musk tha se ky produkt është një antidepresant i rekomanduar nga mjeku.

Alex Spiro, një nga avokatët e Musk, i është përgjigjur artikullit duke thënë për WSJ se klienti i tij është "testuar rregullisht për drogë në SpaceX dhe nuk ka dështuar kurrë në asnjë test".

Spiro i ka quatur të rreme akuzat në artikull.

Lajmi në përditësim...

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH