Globi

Vritet burri në stacionin e metrosë, policia thotë se u vra gabimisht

Shkruar nga Liberale

Vritet burri në stacionin e metrosë, policia thotë se u vra

Një burrë është qëlluar për vdekje në metronë e Bruklinit. Mediat raportojnë se 45-vjeçari Richard Henderson, u qëllua për vdekje në perëndim të stacionit Rockaway Avenue.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje ku e gjetën Hendersonin me plagë të shumta në shpinë dhe në shpatull. Ndonëse ai u dërgua me urgjencë në spital, humbi jetën për shkak të plagëve të marra. 

Policia dyshon se Henderson mund të mos ketë qenë shënjestra e atentatit, dhe se mund të jetë vrarë gabimisht. Sipas tyre 45-vjeçari mund të ketë rastitur në grindje mes dy personave të tjerë dhe është qëlluar gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH