Globi

Vrau ukrainasin, arrestohet shqiptari me shumë identitete në Slloveni, kërkohej prej disa muajsh

Shkruar nga Liberale

Vrau ukrainasin, arrestohet shqiptari me shumë identitete në Slloveni,

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Lubjanë pasi akuzohet si autori i një krimi që ka ndodhur në Itali më 27 tetor. Identiteti i 40-vjeçarit nuk është bërë i ditur për publikun, por sipas autoriteteve sllovene dhe italiane ai ka një karrierë të gjatë ushtarake dhe identitete të shumta të rreme.

Autoritetet do të krahasojnë gjurmët e tij të gishtave, nëse përputhen me ato që janë gjetur në vendngjarje. Para se të kapej në Slloveni, Italia kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të në dhjetor të 2024.

Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi në Saronnos, ku në orët e vona të mbrëmjes u dëgjuan dy të shtëna me armë zjarri në një pallat, menjëherë banorët lajmëruan Policinë. Si pasojë e të shtënave mbeti viktimë një i pastrehë i moshës 46-vjeçare i identifikuar, si Vadym Usatyl nga Ukraina. Dyshohet se shqiptari vrau 46-vjeçarin gjatë një konflikti për motive të dobëta, por të dy ishin nën efektin e lëndëve narkotike.

Autoritetet italiane lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij më 12 dhjetor, ku 40-vjeçari u arrestua në Slloveni pas ngjasonte me personin e kërkuar nga drejtësia. Por, për shkak të identiteteve të tij të shumta të rreme, është e vështirë që të identifikohet nëse qëndron ai pas krimit. Autoritetet sllovene tani kanë dhjetë ditë për të përfunduar procedurën e krahasimit të gjurmëve të gishtave, një hap vendimtar për të konfirmuar ose përjashtuar përfshirjen e 40-vjeçarit në vrasjen në Via Varese.

40-vjeçari shqiptar rezulton i dënuar më parë për trafik droge, grabitje dhe tentativa për vrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 tetor në Saronno në Itali. Po ashtu, edhe shqiptari ishte i pastrehë dhe pas krimit u arratis drejt Zvicrës, i cili u shpall në kërkim dhe nga autoritetet atje. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH