Kronikë

Vrau kunatin që i kishte p*rdhunuar të bijën prej vitesh/ Fatmir Tarellari kërkon lirimin nga burgu: Fëmijët e mi s'kanë të ardhura!

Shkruar nga Liberale

Vrau kunatin që i kishte p*rdhunuar të bijën prej

Fatmir Tarellari, i cili prej disa muajsh ndodhet në burg për vrasjen e kunatit të tij, ka kërkuar përmes avokatëve lirimin nga qelia.

50-vjeçari shqiptar, sipas mediave të huaja, ekzekutoi kunatin 33-vjeçar, Erjon Pelivani, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën në mënyrë sistematike dhe më pas e shantazhonte duke i kërkuar para.

Aktualisht Tarellari po mbahet në një pavijon të posaçëm të një prej burgjeve të Larisës, jo me të burgosur me dënime të rënda, ndërsa ruan pothuajse çdo ditë kontakte me tre fëmijët e tij.

Sipas tij, përdhunimi i vajzës nga 33-vjeçari Pelivani ka ndodhur teksa në dhomën ngjitur ndodhej djali i tij tashmë 9-vjeçar. Tarellari u vetëdorëzua në polici pasi vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani.

Ai ndërmori aktin ekstrem duke vrarë kunatin e tij, disa ditë pasi vajza e tij 18-vjeçare i rrëfeu se ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës prej vitesh.

Ngacmimet ndaj të miturës kishin nisur në moshën 9-vjeçare ndërsa përdhunimet ishin regjistruar nga mosha 12-14 vjeç, deri në moshën 19-vjeçare.

Gjithashtu vajza ishte kërcënuar nga 33-vjeçari se do të publikonte pamje gjatë akteve seksuale, nëse ajo nuk i jepte para.

Nga shpenzimi dhe kërkimi i parave ndaj familjarëve, doli në dritë edhe ngjarja e abuzimit ndaj së resë.

50-vjeçari tha gjithashtu se vajza e tij arriti në pikën e vetëvrasjes pas asaj që kaloi nga 33-vjeçari. Ai deklaroi se jetesa e djalit të mitur 9 vjeç dhe vajzës së tij, e cila është studente në Universitet, varen vetëm nga puna e tij, pasi nuk kanë të ardhura të tjera.

Ndërkohë një psikiatre që ekzaminoi 18-vjeçaren, para vrasjes së ndodhur më 9 janar, kishte konstatuar se vajza vuan nga stresi post-traumatik, pas vitesh abuzime seksuale të përsëritura përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa ajo monitorohet çdo ditë dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH