Globi

Von der Leyen: Rusia përbën një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Europën!

Shkruar nga Liberale

Von der Leyen: Rusia përbën një kërcënim ekzistencial

Rusia është një kërcënim ekzistencial jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Europën. Kështu deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Një fitore e Putinit jo vetëm që do të ndryshonte hartën, por do të ndryshonte rrjedhën e historisë europiane. Bashkimi Europian nuk do të ishte kurrë i njëjti”, theksoi ajo.

Presidentja e Komisionit tha se ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Bashkimi Europian, “na inkurajon të bëjmë edhe më shumë. Dhe ne duhet të jemi shumë të qartë për këtë. Sepse që Europa të fitojë të ardhmen, ashtu siç bëri 20 vjet më parë, Ukraina duhet të fitojë”, përfundoi ajo.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH