Globi

Von der Leyen përballet me revoltën socialiste/ Rrezikon rikandidimin e saj në krye të KiE, nëse punon me të djathtën ekstreme

Shkruar nga Liberale

Von der Leyen përballet me revoltën socialiste/ Rrezikon rikandidimin

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Partia e tij Social Demokratike po paralajmërojnë se mund të "bojkotojnë" një mandat të dytë të von der Leyen.

Socialistët e Evropës kanë paralajmëruar Ursula von der Leyen se nuk do ta mbështesin kandidimin e saj për një mandat të dytë, si presidente e Komisionit Evropian, nëse ajo vazhdon të sugjerojë se mund të punojë me eurodeputetë të së djathtës ekstreme të rreshtuar krah kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Ndoshta më e rëndësishmja, ashtu si presidenti francez Emmanuel Macron viziton Gjermaninë në përpjekje për të krijuar konsensus franko-gjerman mbi peizazhin politik të Evropës pas zgjedhjeve të 6 deri në 9 qershor – edhe kancelari Olaf Scholz e Partia e tij Social Demokratike, po sinjalizojnë se janë të gatshëm të " kërcënojnë" një mandat të dytë për von der Leyen.

Disa madje kanë në mendje një zëvendësues: ish-kryeministrin italian Mario Draghi, p/sh. Dhe kjo është një zgjedhje që do të shkojë mirë në Paris, shkruan Politico.eu.

Socialistët e rangut të lartë, përfshirë Scholz-in dhe kandidaten kryesore të SPD-së për zgjedhjet e muajit të ardhshëm në BE, Katarina Barley "kërcënuan" se nuk do të mbështesin kandidaturën e von der Leyen, nëse ajo pranon mbështetjen e së djathtës së fortë, për të siguruar një shumicë në Parlamentin Evropian.

"Ne nuk do të punojmë me të djathtën ekstreme," tha Barley në podkastin e Berlin Playbook, duke përsëritur zotimin e bërë nga socialistët dhe demokratët, Renew Europe, të Gjelbrit dhe të Majtës për "të mos bashkëpunuar kurrë dhe as të formojnë një koalicion me të djathtën ekstreme dhe partitë radikale në çdo nivel.”/ Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH