Globi

Viti i Ri nis me protesta në Gjeorgji/ Manifestuesit pro-evropianë pushtojnë rrugët e Tbilisit

Shkruar nga Liberale

Viti i Ri nis me protesta në Gjeorgji/ Manifestuesit pro-evropianë

Ndryshe nga vendet e tjera të Europës, ndërrimi i viteve në Tbilisi dhe qytete të tjera të Gjeorgjisë u shënua nga një demonstrim i fuqishëm.

Në ditën e 34-t të manifestimeve, qytetarët mbushën sërish rrugët për të kërkuar zgjedhje të reja parlamentare dhe lirimin e personave të burgosur në ditët e mëparshme.

Duke ndërthurur festimin dhe aktivizimin, në shëtitoren kryesore të Tbilisit u mbajt ajo që njihet si Supra e Gjatë, një festë tradicionale gjeorgjiane.

Qytetarët e mbledhur deklaruan se ndërrimi i viteve nuk ishte vetëm një celebrim, por një akt sfide dhe rezistence.

Një numër protestuesish u mblodhën jashtë burgut Gldani, ku mbahen dhjetëra aktivistë të arrestuar.

Ndërsa në shëtitoren Rustaveli, përballë pemës së Krishtlindjes, manifestuesit paralajmëruan se protestat e tyre nuk kanë mbaruar.

Dhe ndërsa ka hyrë 2025-a, ata zotohen se do të vazhdojnë luftën për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH