Globi

Viruset "zombi" në Arktik mund të shkaktojnë pandemi të frikshme

Shkruar nga Liberale

Viruset "zombi" në Arktik mund të shkaktojnë pandemi

Njerëzimi po përballet me një kërcënim të ri pandemik, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Viruset e lashta të ngrira në permafrostin e Arktikut (shtresë e ngrirë përgjithmonë në ose nën sipërfaqen e Tokë) një ditë mund të çlirohen si pasojë e ngrohjes së klimës së Tokës dhe të shkaktojnë një shpërthim të madh sëmundjesh, thonë ata.

Mikrobet Methuselah – ose viruset zombi siç njihen gjithashtu – janë izoluar tashmë nga studiuesit të cilët kanë deklaruar se një emergjencë e re mjekësore globale mund të shkaktohet.

cDisa shtresa kanë mbetur të ngrira për qindra mijëra vjet, kanë zbuluar shkencëtarët.

Por ngrica e përhershme po ndryshon. Shtresat e sipërme në Kanada, Siberi dhe Alaskë po shkrihen si pasojë e klimës.

Shkencëtarët besojnë se permafrosti  në nivelet e tij më të thella  mund të përmbajë viruse që janë deri në një milion vjet të vjetër dhe kështu do të jenë shumë më të vjetër se speciet tona, që mendohet se janë shfaqur rreth 300,000 vjet më parë.

Sistemet tona imunitare mund të mos kenë qenë kurrë në kontakt me disa nga ato mikrobe, dhe ky është një shqetësim tjetër.

Për këtë arsye, shkencëtarë të shumtë po punojnë me UArctic, Universitetin e Arktikut një rrjet ndërkombëtar arsimor në rajonin polar për të krijuar objekte karantine dhe për të ofruar ekspertizë mjekësore që mund të identifikojë rastet e hershme dhe t’i trajtojë ato në nivel lokal për të mbajtur nën kontroll infeksionin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH