Fotografja e AFP-së e plagosur në Liban, Christina Assi, viktima franceze e përdhunimit Giselle Pélicault dhe aktorja amerikane, Sharon Stone janë në mesin e 100 grave të vitit, sipas një renditjeje të BBC të publikuar sot.
Kjo renditje, e cila ndahet në disa kategori, klimë, kulturë dhe arsim, argëtim dhe sport, politikë, shkencë, shëndet dhe teknologji synon të nxjerrë në pah gratë që, “ në sajë të qëndrueshmërisë së tyre, nxitin për ndryshim ”, thonë mediat britanike.
Fotografja Christina Asi, e cila u plagos në këmbën e djathtë pas një sulmi izraelit në tetor 2023 teksa raportonte në Liban, u dallua në kategorinë "politike".
“Kjo eksperiencë e bëri atë të bënte fushatë për sigurinë e gazetarëve, ndërsa pjesëmarrjen e saj në Stafetën e Pishtarit Olimpik të Parisit 2024 ua kushtoi të gjithë gazetarëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës”, shkruan BBC.
Fakti që ajo u zgjodh “është një nder i jashtëzakonshëm, veçanërisht si një fotografe femër në një fushë që shpesh dominohet nga meshkujt”, ka reaguar Christina Asi, duke folur për AFP.
Ky dallim " është një nderim për të gjithë gazetarët e guximshëm që u vunë në shënjestër vetëm për të bërë punën e tyre," shtoi ajo. Ajo tha gjithashtu se shpreson "që kjo njohje do të nxjerrë në pah rëndësinë e lirisë së shtypit dhe sakrificat që janë bërë për ta arritur atë".
Në të njëjtën kategori u dallua edhe francezja Giselle Pelico
Kjo grua u bë simboli i viktimave të përdhunimit në mbarë botën. E droguar nga i shoqi dhe e përdhunuar në gjumë për dhjetë vjet nga ai dhe dhjetëra burra që ai ftonte, ajo e gjeti veten këtë vjeshtë në qendër të një gjyqi të pazakontë me apel ndërkombëtar.
Sipas BBC, " duke hequr dorë nga e drejta e saj për anonimitet dhe duke lejuar që historia e saj të transmetohej në të gjithë botën, Giselle Pelico u bë një simbol i guximit dhe qëndrueshmërisë ".
Në Britaninë e Madhe, në këtë kategori u dalluan edhe zëvendëskryeministrja laburiste Angela Rayner dhe liderja e opozitës Kemi Badenoch.
Në kulturë, ylli i paharruar i “Basic Instinct” Sharon Stone është dalluar gjatë gjithë karrierës së saj. Në listë është edhe këngëtarja britanike Raye, zbulimi muzikor i vitit 2023.
Në sport spikat gjimnastja braziliane Rebecca Andrade (fituesja e gjashtë medaljeve olimpike, dy prej tyre të arta), sepse arriti të “kapërcejë shumë dëmtime të rënda”./ LIberale.al