Globi

VIDEO/ Si rrallë herë, përmbytet aeroporti i Dubait, anulohen fluturimet dhe bllokohen rrugët

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Si rrallë herë, përmbytet aeroporti i Dubait, anulohen

Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur nga një stuhi e fortë dhe reshjet e shiut shkaktuan përmbytje të mëdha në Dubai.

Rrugët u bënë të pakalueshmedhe uji i vrullshëm përmbyti shtëpi dhe biznese atje. 

Një video po qarkullon në rrjet tregon Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait është nën ujë.

Pamjet tregojnë gjithashtu avionët e mëdhenj duken si ‘varka’ që ‘lundrojnë’ nëpër aeroportin e përmbytur në Dubai.

Kjo bëri që fluturimet të ndërpritenm, si dhe u devijuan. Linja Flydubai anuloi të gjitha fluturimet deri në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të së mërkurës, ndërsa kompania Emirates raportoi vonesa fluturimesh. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH