Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një minierë në Poloni, ku të paktën 16 persona mbetën të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në rajonin Katowice të Polonisë jugore. Sipas medieve të huaja, të plagosurit kanë pësuar kryesisht djegie, si dhe lëndime në krahë dhe këmbë.
Ndërkohë në një deklaratë, kompania e qymyrit Jastrzębie, e cila zotëron minierën, tha se incidenti ndodhi në një thellësi prej rreth 850 metrash nën tokë.
Wypadek w kopalni Knurow-Szczyglowice. Więcej w @FaktyTVN pic.twitter.com/qEDUQbKwgV
— Pawel Szot (@SzotPawel) January 22, 2025