Globi

VIDEO/ Sa ka mbetur nga bota virtuale e imagjinuar nga Mark Zuckerberg?

Shkruar nga Liberale
VIDEO/ Sa ka mbetur nga bota virtuale e imagjinuar nga Mark Zuckerberg?

Në tetor 2021, Mark Zuckerberg, themelues i Facebook, njoftoi se grupi ku bënte pjesë kompania (së bashku me Instagram, WhatsApp dhe kompani të tjera) do të quhej Meta. Emri i ri ishte një referencë e drejtpërdrejtë për metaverse, një teknologji e avancuar, e ngjashme me një botë të realitetit virtual që përdoruesit mund ta vizitonin dhe që supozohej të zëvendësonte ueb-in, siç e njohim ne. Në realitet, Facebook kishte filluar të investonte në këtë sektor që në vitin 2014, kur bleu Oculus, një kompani që zhvillon ndjekësit e këtij realiteti virtual.

Pavarësisht se nga viti 2021, e deri më sot, Meta ka shpenzuar rreth 46 miliardë dollarë për këtë projekt, metaverse nuk është kthyer ende në një teknologji të përdorimit të përditshëm dhe, në të vërtetë, duke filluar nga viti 2023, entuziasmi dhe pritshmëritë për të, janë zëvendësuar nga ato për inteligjencën artificiale. Kufijtë që hasi metavers i Metës ishin mbi të gjitha të natyrës teknologjike dhe ekonomike: zhvillimi i një realiteti virtual është jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe kërkon teknologji shumë të fuqishme, të cilat ende nuk janë të disponueshme në treg. Sa i përket pajisjeve të nevojshme për të bashkëvepruar me të, ato shpesh janë shumë të mëdha dhe nuk garantojnë përvojën më të mirë të mundshme.

Në kulmin e interesit të Metës për industrinë, Zuckerberg prezantoi një të ardhme të afërt në të cilën përdoruesit mund të lëviznin nëpër mjedise dixhitale, të merrnin pjesë në takime, të ushtroheshin dhe të takonin njerëz të tjerë, pa u larguar kurrë nga metaverse. Në qendër të strategjisë së kompanisë ishte Horizon Worlds, një lojë video që shërbeu si pikënisje për përvojën e metaverse: sipas burimeve brenda kompanisë, në kulmin e saj, platforma arriti 300 mijë përdorues mujorë.

Mes viteve 2021 dhe 2022, diskutimet mbi metaverset u lidhën me interesin për kriptovalutat dhe shërbime të tjera të bazuara në blockchain, si NFT-të: nga bashkimi mes realitetit virtual dhe sektorit të kriptove, lindi i ashtuquajturi “Ëeb3”, epoka e internetit ku përdoruesit mund të vizitonin mjediset virtuale dhe të bënin gjithashtu blerje online, duke përdorur kriptovalutat. Gjatë vitit 2022, sektori i kriptove hyri në një krizë të gjatë, e cila kulmoi me arrestimin e Sam Bankman-Fried, një sipërmarrës i ri dhe themelues i shërbimit FTX dhe pas këtij arrestimi interesi për Ëeb3 u zbeh shpejt, duke sjellë me vete edhe atë për metaverse.

Muajt në vijim ishin shumë të vështira për kompaninë Meta, e cila kishte investuar aq shumë në teknologji dhe aq më tepër për shumë startup-e që ishin përpjekur të vendoseshin në këtë sektor dhe, që s’mund të llogarisnin madhështinë e grupit për t’i rezistuar krizës së Ëeb3 dhe metaversit.  Tashmë, Meta nuk ka reshtur së investuar në metaverse, edhe pse është detyruar të rikalibrojë shpenzimet e saj, veçanërisht në favor të inteligjencës artificiale. Një nga efektet e asaj periudhe spekulative është se sot termi “metaverse” është braktisur dhe tani konsiderohet sinonim i një teknologjie premtuese, por jo shumë konkrete.

Apple bëri të njëjtën gjë, duke hyrë në sektorin e realitetit të përzier, përmes Apple Vision Pro, një kufje e cila, pas një fushate të madhe mediatike, nuk arriti suksesin e shpresuar, aq sa kompania e shkurtoi prodhimin. Në ditën e lançimit të Vision Pro, Apple nuk e përmendi asnjëherë termin “metaverse”, por preferoi të fliste për “llogaritje hapësinore”, duke e paraqitur Vision Pro, si një mjet për punë ose argëtim. Nuk ka të bëjë vetëm me marketingun, braktisja e termit metavers, edhe nga Meta, pasqyron një ndryshim të thellë. Qëllimi nuk është më ndërtimi i një realiteti virtual me të cilin do të zëvendësohet ueb-i, por përkundrazi të zëvendësohet në mënyrë progresive telefonat inteligjentë si pajisja personale e referencës, duke përfshirë gjithnjë e më shumë funksione tek syzet, shikues dhe pajisje të tjera që vendosen.

Me Vision Pro, Apple propozoi një qasje të veçantë për këtë teknologji, me një pajisje të fuqishme, por edhe shumë të rëndë dhe të shtrenjtë. Megjithatë, prej vitesh Meta ofron produkte nga linja Quest, të cilat kushtojnë disa qindra dollarë. Megjithatë ka një ndryshim të madh mes qasjes së Apple dhe Metës. Apple në fakt kishte krijuar pajisjen më të avancuar të mundshme, pa u shqetësuar për çmimin tepër të lartë. Nga ana tjetër, Meta kishte dhjetë vjet që investonte në sektorin e realitetit miks dhe ishte fokusuar në objekte më të lira dhe më pak të fuqishme, por edhe më të rehatshme në përdorim.

Në qendër të kësaj strategjie është aleanca mes Meta dhe Ray-Ban, një markë syzesh në pronësi të multinacionales italo-franceze EssilorLuxottica, nga e cila lindi edhe një linjë syzesh inteligjente Ray-Ban Meta, të afta për të regjistruar video dhe për të bërë foto, por gjithashtu edhe për të bashkëvepruar vokalisht me përdoruesit, falë njohjes së zërit.

Meta njoftoi gjithashtu se modelet e ardhshme të syzeve inteligjente do të përmirësohen me inteligjencën artificiale gjeneruese të Meta AI, duke lejuar, ndër të tjera, përkthimin e bisedave të përdoruesve në kohë reale ose marrjen e informacionit për vendet dhe objektet në fushëpamje. Pas disa vitesh krize pas dështimit të investimeve në metaverse, Zuckerberg ishte në gjendje të shfrytëzonte interesin e madh për AI për të rifilluar investimet e kompanisë në këtë sektor. Në këtë kuptim, marrëveshjet industriale me Ray-Ban kanë një rëndësi të tillë për Metën, saqë sipas Ëall Street Journal , grupi po mendon të blejë 5% të aksioneve të EssilorLuxottica.

Shtatorin e kaluar, Meta zbuloi gjithashtu Orion, një prototip i syzeve inteligjente që përfaqëson vizionin e kompanisë për të ardhmen e industrisë së kompanisë. Ndryshe nga Apple Vision Pro i rëndë, prototipi Orion është i ngjashëm me një palë syze me korniza të trasha, që peshojnë rreth njëqind gram. I shoqëron ato një pajisje byzylyk me të cilën përdoruesi mund të ndërveprojë me ndërfaqet virtuale duke lëvizur gishtat.

Në një intervistë me uebsajtin The Verge, Zuckerberg shpjegoi vizionin e Metës për të gjithë industrinë: «një palë syze normale që bëjnë dy gjëra themelore: shtojnë hologramet në botën reale dhe është gjithashtu pajisja ideale për inteligjencën artificiale".

Shkurtin e kaluar, faqja The Verge shkroi gjithashtu se vizioni i Metës për llogaritjen e fytyrës (kompjuterimi i fytyrës, një nga shprehjet alternative të metaverses dhe realitetit virtual) ishte më i mirë se ai i Apple. Ky i fundit, në fakt, ishte përpjekur të ndërtonte «shikuesin më të mirë të mundshëm me teknologjinë e disponueshme sot, ndërsa Meta vendosi të ndërtonte pajisje më të lira që njerëzit duan t'i përdorin»./Përgatiti Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH