Globi

VIDEO/ Momenti kur rusët godasin autokolonën e Mitsotakis në Ukrainë

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Momenti kur rusët godasin autokolonën e Mitsotakis në

Raketat ruse godasin Odesën, Ukrainë ndërsa mbërrin kryeministri grek Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe këshilltarët e tij u pritën nga raketat ruse teksa mbërritën në Odessa të Ukrainës për një vizitë zyrtare.

Mitsotakis ishte gati të takonte Presidentin e Ukrainës Vladimir Zelensky kur një shpërthim goditi qendrën e qytetit disa qindra metra larg delegacionit grek. Ministri i Shtetit Stavros Papastavrou ka konfirmuar për mediat greke se nuk ka të lënduar mes delegacionit grek pas shpërthimit.

Odessa është shënjestruar shpesh nga raketat dhe dronët rusë. Të shtunën 12 persona u vranë, përfshirë pesë fëmijë, pas një sulmi me dron rus në një bllok apartamentesh.

Zelensky tha se sulmi tregoi nevojën për të forcuar më tej kapacitetet e mbrojtjes ajrore të vendit. “Një nga dronët e armikut goditi një ndërtesë banimi në Odesa. Janë shkatërruar 18 banesa”, tha ai.

Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u sulmua duke krijua panik.

Në ekipin e kreut të qeverisë helene merrnin pjesë Anna Maria Boura, drejtoreshë e zyrës diplomatike të Kryeministrit, Kyra Kapi, Aristotelia Peloni dhe Alexandros Marakis, si dhe fotografja dhe kameramani personal i Mitsotakis.

Pas shpërthimit të fuqishëm në Odessa u dha edhe një alarm për sulm ajror në zonë.

video

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH