Globi

VIDEO/ Mësuesi rreh me shkelma e grushte studentin që e quajti "zezak", shkarkohet nga puna

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Mësuesi rreh me shkelma e grushte studentin që e quajti

Videoja në të cilën një mësues zëvendësues 27-vjeçar është regjistruar duke rrahur një student, i cili më herët thuhet se e kishte quajtur racist, ka shkaktuar bujë në SHBA.

Pamjet tregojnë Requon Smith duke hedhur studentin në tokë, si dhe duke e goditur me grushte e shuplakë, në shkollën e mesme Valley në Las Vegas të martën e kaluar.

Sipas informacioneve, dyshohet se nxënësi e ka quajtur mësuesin “zezak”, duke i shkaktuar shpërthimin e zemërimin e keq atij.

Pasi videot u bënë publike, policia arrestoi mësuesin dhe nxënësin, ndërsa policia lokale konfirmoi se zëvendës mësuesi u hoq nga posti i tij dhe tani i ndalohet të jepte mësim në zonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH