Globi

VIDEO/ Mbreti Charles del nga spitali pas ndërhyrjes, ja kush e shoqëron

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Mbreti Charles del nga spitali pas ndërhyrjes, ja kush e

Mbreti Charles la spitalin ditën e sotme, pas ndërhyrjes që kreu në prostatë. Sipas "The Sun" ai u shfaq në gjendje të mirë shëndetësore teksa dilte nga spitali, i shoqëruar nga bashkëshortja, Kamila. 

Monarku, tashmë 75 vjeç, u shtrua në Klinikën e Londrës të premten në mëngjes, në të njëjtin spital ku Princesha e Uellsit, Kate Midletton u trajtua pas operacionit abdominal.

Pallati mbretëror tha në një deklaratë se mbreti do të riplanifikojë detyrat e tij publike në mënyrë që të marrë kohën e tij për t'u rikuperuar plotësisht. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH