Globi

VIDEO/ Joe Biden "HUTOHET" sërish në samit, Giorgia Meloni "e merr për krahu" dhe e afron për të bërë FOTO me liderët e tjerë

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Joe Biden "HUTOHET" sërish në samit, Giorgia Meloni

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, 81 vjeç u pa duke u larguar gjatë një demonstrimi me parashutë në samitin e G7.

Teksa liderët e tjerë qëndruan në vend, presidenti Biden filloi të largohej ngadalë prej tyre dhe më pas qëndroi duke parë në të majtë, ndërsa dukej se vëzhgonte një parashutist që mblidhte pajisjet e tij, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, vuri re se Joe Biden nuk ishte aty për foton që do të bëhej, kështu që ajo iu afrua dhe duke e kapur lehtë për krahu, duke e bashkuar me liderët e tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH