Globi

"Vajzë, ti nuk je më guvernator i Kanadasë, nuk ka rëndësi çfarë thua", Elon Musk ironizon keq Justin Trudeau

Shkruar nga Liberale

"Vajzë, ti nuk je më guvernator i Kanadasë, nuk ka

Elon Musk hapi një "front" edhe me Kanadanë, duke iu përgjigjur deklaratës së Justin Trudeau, i cili hodhi poshtë kategorikisht axhendën e promovuar nga Donald Trump, për ta bërë vendin e tij shtetin e 51-të.

Në deklaratën e Justin Trudeau, theksohej se Kanadaja nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së, Elon Musk përdori argumentet negative, duke fyer kryeministrin kanadez.

"Vajzë, ti nuk je më guvernator i Kanadasë, kështu që nuk ka rëndësi se çfarë thua," i është përgjigjur Musk në postimin e tij në X, duke dashur ta barazojë atë me një guvernator të një shteti amerikan dhe të minimizojë fjalët e tij, teksa Trudeau dorëheqjen nga kryeministria.

Justin Trudeau theksoi ndër të tjera se “nuk ka as më të voglën mundësi që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Punëtorët dhe komunitetet në të dyja vendet tona përfitojnë nga të qenit partneri më i madh tregtar dhe i sigurisë i njëri-tjetrit”.

Përgjigja e Elon Musk vjen pas sfidave të shumta të Donald Trump, i cili menjëherë pasi shpalli dorëheqjen e Trudeau, përsëriti komentin se Kanadaja u bë shteti i 51-të, ndërsa më pas publikoi hartat ku kufijtë e dy vendeve janë zhdukur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH