Globi

Uragani vdekjeprurës në Florida, paralajmëron guvernatori: Niveli i ujit do të vazhdojë të rritet, qytetarët të tregojnë kujdes!

Shkruar nga Liberale

Uragani vdekjeprurës në Florida, paralajmëron

Uragani shkatërues “Milton” ka goditur sot bregdetin perëndimor të Floridës me stuhi të fuqishme, duke shkatërruar shtëpitë, si dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dy milionë familje.

Në një konferencë për shtyp, Guvernatori i Floridës, Ron de Sandys ka treguar më shumë detaje nga pasojat e uraganit.

Ai tha se uragani Milton ishte i jashtëzakonshëm. Ron de Sandys  gjithashtu paralajmëroi se niveli i ujit do të vazhdojë të rritet.

Guvernatori i Floridës shtoi se disa lumenj kishin arritur në fazën e përmbytjes dhe përmbytjet e mëdha do të vazhdojnë në lumin Hillsborough, lumin St. Johns dhe Little River.

“Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare punuan gjatë natës dhe kryen me sukses shpëtimin e familjeve dhe kafshëve shtëpiake,” deklaroi  de Sandys.

Ai paralajmëroi qytetarët që të jenë të kujdesshëm. Ndërkohë mediet e huaja raportojnë deri më tani për 4 viktima të shkaktuar nga stuhia, por ende nuk dihet numri i saktë i jetëve të humbura. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH