Globi

Ukraina sulmon një bazë ruse me raketa Himars, vriten 65 ushtarë, mes tyre dhe gjeneralmajori

Shkruar nga Liberale

Ukraina sulmon një bazë ruse me raketa Himars, vriten 65 ushtarë,

Ushtria ukrainase thuhet se ka nisur një sulm me raketa Himars në një kamp trajnimi rus pranë Trudivske, Donetsk, ku nga sulmi janë vrarë 65 ushtarë, të rreshtuar në formacionin e paradës.

Në mesin e viktimave ishte edhe gjeneralmajor Oleg Moisev. Fotot dhe videot që po qarkullojnë orët e fundit duket se dëshmojnë si sulmin, ashtu edhe humbjet e rënda që pësuan rusët, por për momentin as Moska dhe as Kievi nuk kanë dhënë deklarata për këtë çështje.

Batalioni i Moskës as u shkatërrua nga raketa me rreze të gjatë veprimi, sipas Kyiv Post. Ushtarët rusë ishin rreshtuar në pritje të inspektimit nga oficerët e lartë të ushtrisë dhe gjeneralmajori, i cili gjithashtu u vra në shpërthim.

Sipas raportimeve, dy ose tre raketa artilerie të drejtuara nga GPS, të lëshuara nga një Himars, u rrëzuan në një fushë pranë Trudivske, duke goditur dhjetëra njerëz të vendosur.

Blogerët rusë pretendojnë se raketat e drejtuara me saktësi M2 të prodhimit amerikan, të ngarkuara me municione thërrmuese, shkaktuan masakrën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH