Globi

U tha se u vetëvar në qendrën e imigracionit, familja e shqiptarit kërkon hetime nga Britania: Vdekja e Alfredit, e pakuptimtë!

Shkruar nga Liberale

U tha se u vetëvar në qendrën e imigracionit, familja e

Familja e shqiptarit Alfred Doskut, i cili vdiq në spitalin në Redhill, Surrey, më 17 Nëntor 2023 në Britani, kërkojnë përgjigje për shkakun e vdekjes së tij, nga autoritetet britanike. 

BBC raporton se në gjykatën e Horsham Coroner, West Sussex, do të mbahet një seancë për vdekjen e 37-vjeçarit.

Ndërkohë kushërira e Alfred Doskut, Ledisa Hysa Dosku, ka thënë për BBC se kërkojnë të dinë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

E reja tha se kushëriri i saj ishte shumë i zgjuar, duke shtuar se familja nuk e kupton ende se si ai përfundoi në qendrën e imigracionit dhe aq më pak të ketë vrarë veten, ashtu siç edhe u raportua në mediet e huaja dhe shqiptare po ashtu. 

“Herën e fundit që foli me të vëllanë ishte mirë, ishte gati të kthehej. Ishte gati të bashkohej me familjen. Vdekja e tij ishte e pakuptueshme”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH