Një 42-vjeçar shqiptar i arrestuar për trafik droge është dënuar me mbi 4 vite burg nga drejtësia italiane.
Sipas medieve të huaja, 42-vjeçari shpërndante drogë në territorin e kryeqytetit Umbrian.
“42-vjeçari u shpall fajtor se kishte shitur disa doza kokaine në dhjetë raste”, shpjegon Prokuroria e Përgjithshme.
Shqiptari rezultonte i shpallur në kërkim që prej majit të vitit 2024, teksa u kap në Angli. Ndërkohë, i dënuari pret të ekstradohet në Itali.