Globi

Turbulencat e forta në fluturimin e Singapor Airlines/ 43 persona ende të shtruar në spital, si paraqitet gjendja e tyre

Shkruar nga Liberale

Turbulencat e forta në fluturimin e Singapor Airlines/ 43 persona ende

Dyzet e tre persona që ishin në bordin e një fluturimi të Singapore Airlines që u goditën nga tuberlencat, janë ende të shtruar në spital në Bangkok katër ditë pas ngjarjes.

Pacientët janë shtruar në tre spitale të ndryshme në Bangkok, tha në një deklaratë spitali Samitivej Srinakarin. Në spitalin Samitivej Srinakarin, ku janë 34 nga pacientët, shtatë janë në kujdes intensive, tre australianë, dy malajzianë, një britanik, shkruajnë mediet e huaja. 

Drejtori i spitalit tha se 22 pacientë kishin lëndime të shtyllës kurrizore dhe gjashtë kishin lëndime në tru dhe kafkë, por asnjë nuk ishte kërcënuese për jetën.

Kujtojmë se një pasagjer vdiq nga një sulm i dyshuar në zemër dhe dhjetëra u plagosën të martën, pasi Fluturimi SQ321 i Singapore Airline, që ishte nisur për nga Londra në Singapor, u ndeesh me turbulenca të papritura.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH