Globi

Trump emëron ish-shefin e inteligjencës, John Ratcliffe, si drejtorin e ri të CIA-s

Shkruar nga Liberale

Trump emëron ish-shefin e inteligjencës, John Ratcliffe, si drejtorin

Donald Trump nuk humb kohë, por vazhdon përzgjedhjen e njerëzve në postet kyçe të administratës së tij. 

Presidenti i sapozgjedhur ka zgjedhur John Ratcliffe si drejtor të ri të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), shkruan Associated press.

“Mezi pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit.

Ai do të jetë një luftëtar i patrembur për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve, ndërsa garanton nivelet më të larta të sigurisë kombëtare dhe paqe përmes fuqisë”, deklaroi 78-vjeçari.

Para se të emërohej nga Trump, Ratcliffe ka shërbyer si anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve nga Teksasi.

Si përfaqësues në komitetet e Drejtësisë dhe të Inteligjencës, Ratcliffe ishte një mbrojtës i fuqishëm i Trumpit.

Disa vëzhgues politikë e shihnin Ratcliffe si një kandidat të mundshëm për të shërbyer si Prokurori i Përgjithshëm i ardhshëm. Ratcliffe do ta pasojë në këtë pozitë shefin e deritanishëm, William Burns.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH